Vazhdon kalvari i grave që kërcënuan të vetëvriteshin!

Nga Katerina Tanellari

Vuajtjet vazhdojnë për gjashtë gratë që u përfshinë në një protestë ndaj një firme ndertimi që kishte shkelur marrëveshjen përe ndarjen  e apartamenteve, në zonën  e Unazës  së Re në kryeqytet.

Pronari i firmës së ndërtimit  Namik Pelivani  ende një muaj pas protestave të vazhdueshme të banorëve  vijon  të mos e njohë  marrëveshjen e nënshkruar me familjet.

Për gjashtë gratë që kërcënuan para një muaji se do të hidheshin nga tarraca e pallatit të sapondërtuar, firma e ndërtimit  ka ndaluar pa asnjë paralajmerim  së paguari  qeratë.

Të 15 familjet, pasi kanë shitur  banesat  dhe bizneset e tyre  për ti lënë   të lirë  truallin  ndërtimit të pallatit,  jetojnë  në shtëpi qera  të  cilat paguheshin nga firma e ndërtimit.

Sipas banorëve streha e përkohëshme dhe likuidimi financiar i tyre  u siguruan nga firma deri para pak  javësh , kur  familjet  të nxitura nga konflikti me Pelivanin protestuan në një mënyrë të pazakontë , e cila tërhoqi vëmëndjen e opinionit publik.

“Jam e pastrehë , në një gjëndje të vështirë ekonomike. Kam humbur biznesin dhe shtëpinë për të cilat kam sakrifikuar aq shumë”,  thotë  Dashurie Rasha, një nga gratë e protestës  që përvec  shtëpisë  shiti edhe  biznesin e saj.

Në marrëveshjen  e nënshkruar  midis banorëve  dhe Pelivanit  cilësohet se  familjet  do i dorëzonin tokën dhe banesat e tyre kompanisë së ndërtimit dhe këta të fundit do ti jepnin  apartamente dhe hapsira biznesi  në pallatin që  ka ndërtuar firma.

“Kam shitur  banesen  dhe bizneset e mia per ate pallat, nje lavazh dhe nje lokal  dhe ajo që marr është  një  banese  87 m 2”, thotë e zhgënjyer Rasha. Kjo grua kishte nënshkruar një marrëveshje në  të cilën i  premtoheshin  dy hyrje dhe  një dyqan. “Kemi qëndruar me muaj  të tërë duke pritur shpjegime nga  Pelivani por ai na shmangej vazhdimisht . Protestat tona para pallatit nuk u dëgjuan dhe më  pas morrëm vendimin  ekstrem,  por ishim të detyruara nga rrethanat” thotë  Rasha.

Familjet e kanë paditur shoqërine Pelivani para disa muajsh për mashtrim ekonomik.  Nga seancat e zhvilluara ne gjyq nuk është marrë ende asnjë  vendim  ndersa Pelivani nuk është paraqitur  personalisht në gjykate por  është përfaqësuar vetëm nga avokatët.

“Kemi dërguar ankesë  te  kryeministri  Sali Berisha, te Ministri i Drejtesise,  Eduard  Halimi dhe te deputeti zonës dhe përgjigjia  që kemi marrë është, zgjidheni në  rrugë  ligjore”,  shprehet  Rasha .

Sipas pronartit të kompanisë, namik  Pelivanit ,problemi qëndron  vetëm te 6 familje të cilat përpiqen të përfitojnë në mënyrë të paligjshme ,  “ Asnjë nga banorët në protestë nuk ka titull pronësie. Banorët ndërtuan pa leje. Zona ka plan rregullues të miratuar. Banorëve u kemi paguar qiranë prej 2 vitesh”, ka deklaruar ai , për mediat gjatë protestave që u zhvilluan kohë më parë.

Ato ditë Pelivani iu premtoi banoreve 12 % te te gjithe pallatiti. Kjo marreveshje u refuzua  nga banorët me pretendimin se  eshte shume pak ne krahasim me ate qe ai realisht iu detyrohet.

Në protestën e 26 marsit gjashtë gratë deklaruan  se do të hidhëshin nga pallati nëse nuk do të arrihet një marrëveshje që do të kënaqë banorët . Edhe pse gratë u tërhoqën nga protesta ende nuk është rënë dakort  per zgjidhjen e konfliktit.

Nderkohe  pritet qe brenda javes gjykata te jape vendimin e formse se prere  duke i dhene te drejte njeres pale.

%d bloggers like this: