Aksidentet rrugore shtohen dita ditës.

Nga Sigida Shehu

Oreksi ynë për makinat është rritur në një pikë ku deri tani ka  rreth një makinë për çdo 11 njerëz. Disa kanë leje drejtimi, por ka dhe nga ata persona që  dhe pa pasur një patentë nuk ngurrojnë të  marrin përgjegjësinë e timonit, duke mos marë parasysh rreziqet që ju kanosen.

Përplasje fatale me të vdekur dhe të plagosur rëndë kanë zënë shpesh edhe kronikën e parë në edicionet e lajmeve, por edhe në faqet e gazetave. Numri i aksidenteve po rritet pothuajse përditë duke cuar në  kosto të larta financiare, e mbi të gjitha humane. Kostot financiare mund të  përballohen, po kostot humane nuk shlyhen kurrë.

Bulevardi i Tiranës përgjaket kryesisht nga “Shumakerat” që nuk ngurrojnë të bëjnë gara në  nën efektin e alkoolit apo të ndonjë “malli” tjetër.Aksidentet automobilistike që dikur ua  vinin fajin rrugëve të këqija, jane shtuar me përmirësimin e cilësisë   së akseve tona rrugore. Për cdo 24 orë, një person mbyll sytë përgjithnjë, duke lënë një plagë tek familjarët, duke bërë një fajtor.

Aksidentet mund të parandalohen. Rritja e ndergjegjësimit publik dhe kuptimi i rregullave të sigurisë në rrugë , janë elementet kryesorë për të ulur nivelet e plagosjeve dhe vdekjeve që lidhen me akset  rrugore.

Ndërkohë që një banor i Tiranës ëndërron ose kursen për të blerë makinë, shumë anëtarë të klasës së mesme evropiane po shesin automjetet duke i zëvendësuar me autobuz, tramvaj, ose biçikletë, për në punë dhe me makina me qera për udhëtime jashtë qytetit në fundjavë. Ecim me shpresen se nje dite dhe banoret shqiptar do ndergjegjësohen!

Masa më e mirë për të shmangur tragjeditë është “respekti “për jetën. Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e nje individi, as adrenalina e shpejtësisë së momentit dhe as vonesa për të shkuar gjëkundi .

Natyrisht , nëse e ngasim më shpejt makinën arrijmë atje ku jemi nisur 5 minuta, 10 ose një orë më parë.

Çfarë është kjo kohë në krahasim me jetën?? Asgjë, një pikë ujë në oqean.

%d bloggers like this: