Fenomenet qiellore

Nga Iva Bërxolli

Planetet e sistemit tone te rreshtuar ne nje linje te vetme…

   Qielli midis muajit Maj dhe Qershor do të paraqesë  fenomene të ndryshme: 20 maj Toka, Dielli dhe Pleiadat do të pozicionohen në një vijë të drejtë, me 5, 6 qershor  pritet tranziti Venusit para Diellit dhe kujtojmë  Hënën gjigande që u shfaq më 8 maj.

 Pleiadat janë një kostelacion shumë i veçantë, mbi të cilën zbulime të shumta arkeologjike dëshmojmë se popullsitë e vjetra  shikonin një lidhje të thellë midis  këtij kostelacioni dhe origjinës së njerëzimit.

Çdo ditë Dielli afrohet gjithmonë e më shumë drejt harmonizimit me Pleiade-n. Gjatë solsticit veror Pleiadat ngrihen në qiell pak para dritës së agimit; gjatë ekuinoksit të vjeshtës, Pleiadat janë të dukshme në orën 12 të natës; gjatë solsticit të dimrit, Pleiadat janë të dukshme në lindje, menjëherë pasi është errësuar.

Piramide Maya ne Chichen Itza..

Në zonën e Chichèn Itzà ngrihet piramida e Kulkuklan, perëndia më e rëndësishme e popullsisë Maya. Çdo vit, gjatë ekuinoksit të pranverës dhe së vjeshtës, Dielli projekton një  hije në formë gjarpri mbi shkallët e Kukulklan-it. Kjo piramidë është një kalendar tridimensional: në çdo anë të saj gjenden 91 shkallë dhe 1 shkallë në majë, për një total prej 365 shkallësh. Disa studiozë kanë llogaritur se rreth 60 vjet nga shfaqja e kësaj hije, kur Dielli arrin zenithin e tij mbi piramidën, në 12:00 të drekës (20-23 Maj), ekziston një harmonizim i drejtpërdrejtë me Pleiada-t. Ky harmonizim mund të jetë i lidhur me Quetzalcoatl, gjarpri  i cili ka ardhur për të sjellur mbi planetin Tokë një urtësi dhe dituri më të lartë.

Disa javë më vonë do të jetë Venusi protagoniste i një eklipsi, i cilësuar si shumë e rëndësishme sepse do të përsëritet sërisht vetëm në 2117. Tranziti Venusit do të shfaqet si një eklips i vogël diellor dhe do të zgjazë 6-7 orë. Vendi ku do të shikohet më qartë është në ishujt e Polinezisë, ndërsa në Europë me vështirësi mund të shikohet në agim të datës 6 qershor.

%d bloggers like this: