Si vijuan tragjeditë e ditës së hënë..

Nga Edlira Kalaja

Tragjedia më e madhe e aksidentit të ndodhur këtë të hënë, ishte humbja  11 jetëve. Teksa shikoje portretet e secilës prej vajzave ishte e pamundur të mos përloteshe dhe e vetmja ndjenjë që të vinte në ato momente ishte keqardhje. Keqardhje për ato jetë të humbura.

Tragjedia tjetër e shkaktuar nga ky aksident ishte reagimi mediatik që pasoi menjëherë sapo erdhën të dhënat e para nëpër redaksi. Një mori informacionesh, të dhënash ‘paraprake’ do t’i linte vendin më vonë konkluzioneve, analizave dhe programeve të posaçme mbi këtë aksident në vëtvetë realisht tragjik.

Por cfarë ndodhi në të vërtetë me mediat tona?

Mediat Shqiptare nën presionin e lajmit, shpejtësisë për të kapur lajmin, për të mbledhur informacione apo për të mbërritur sa më parë në vendngjarjë, harruan që brenda në atë autobuz kishte njerëz dhe mbi të gjitha ato njerëz kishin familjarë.

Brënda pak minutave çdo medium nisi ‘të cicërojë’, të nxjerrë foto madje deri në video të cilat menjëherë tërhoqën vëmendjen e gjithë opinionin publik. Kulmi i gjithë këtij cicërimi arriti kur u publikuan emrat e personave të cilët kishin humbur jetën në aksidentin tragjik të sapo ndodhur, ndërkohë që këto emra nuk ishin konfirmuar akoma nga organet kompetente.

Në gjithë këtë tablo tragjedishë nuk mund të mungonte edhe politika. Në bashkëpunim me mediat, politikanë të mençur dolën menjëherë nëpër deklarata për shtyp. Gjetën fajtorin, u shfaqësuan, dhe sërisht edhe këto të fundit harruan që sapo kishin humbur jetën njerëz..

%d bloggers like this: