TE GJITHE NE SHKOLLE!!!

Nga Marin Selfollari

 Të kesh një diplomë është kthyer në mision për të rinjtë shqiptarë. Nisur nga kushtet e veshtira dhe kaotike  të jetesës, studentët e shohin arsimin e lartë si të vetmen trampolinë për një të ardhme të sigurtë, me saktë për një punë të sigurtë.

Ky fluks i jashtëzakonshëm dhe i pa përballueshem studentësh, për arsimin publik, i “shtroi” rrugën universiteteve private. Megjithë tarifat relativisht të larta, të rinjtë të etur për diploma, pushtuan bankat e tyre. Që nga viti 2002, kur u hap universiteti i parë privat, një larmi emrash i janë shtuar kësaj liste. Sot ne numërojmë 22 universitete private ku me dhjetra mijëra studentë kërkojnë të diplomohen. Me gjithë studentët e arsimit publik, krijohet një ushtri prej qindra-mijëra  studentesh që “hidhen” në tregun e punës.

Tregu i punës nuk premton shumë për këta studentë. Pothuajse të gjithë punojnë jashtë profesionit të tyre. Call-Center-ët, baret e shumtë apo butik-ët, sic na pëlqen t’i quajmë janë sot për sot redaksitë, zyrat e financës ose zyrat e avokatisë per të rinjtë që kërkojnë punë.

 “Kam mbaruar për ekonomik në shtet. Jam 25 vjec, kam dy vjet që kam mbaruar dhe nuk po gjej punë”- thotë Bledi.

  “Kam mbaruar për gazetari në një universitet privat me rezultate shumë të mira. Kam punuar kamarier gjatë studimeve për të paguar shkollën  dhe tani vazhdoj të jem kamarier”- thotë Andi 24 vjec.

  “Kam mbaruar për menaxhim biznesi në universitet privat dhe po punoj në call-center prej dy vjetësh sa, të gjej ndonjë punë në profesionin tim. Tani për tani më duhen ca lekë.”: shprehet Ada, 26 vjec.

 Në vitin akademik 2010-1011, qeveria vendosi të liberalizojë kriteret e pranimit në universitetet shtetërore, duke mos harruar të këshillojë dhe ato private për një numër më të madh studentësh, sigurisht brënda standarteve të caktuara. Numri i studentëve u trefishua!

                                                NE BRENDESI

Të shtyrë nga presioni i madh, qoftë që në familje, nga stresi i grumbulluar (që shpesh i kalon përmasat e normales) dhe menyra si funksionojnë gjërat, të rinjtë detyrohen “ta bëjnë një shkollë se s’i dihet” !

 Mes studentëve të shumtë, në një luftë të vazhdueshme për atë diplomë të shumëfolur, ka dhe nga ata që mundohen ta harrojnë për një moment të përgjithshmen dhe të fokusohen tek dija, të marrin sa më shumë prej asaj shkolle që ndjekin.

 Elina, një vajzë mjaft inteligjente 21 vjecare, që studion për shkenca komunikimi në një nga universitetet private më të njohura në Tiranë, thotë se e kupton që tregu i punës nuk është në kushte të favorshme por ajo mundohet të studjojë pasi e ka pasion këtë fushë. Ajo po i përballon vetë shpenzimet e shkollimit duke punuar në call-center.

 “Pedagogët në përgjithësi janë të mirë dhe ke mundësi të mësosh prej tyre, në një formë apo tjetrën”, shprehet ajo. “ me ketë dua të them se një pjesë e pedagogëve kanë thjesht experiencë në gazetari por jo në mësimdhënie, megjithatë e përgjithshmja është mirë”.

 Këto janë fjalët e Elinës në vitin e parë të studimeve të saj. Në vitin e dytë kur lëndët filluan të bëheshin me praktikë dhe Elina filloi të shfaqte talentin e saj në gazetari, pa se kriteret e vlerësimit nuk ishin të mirpërcaktuara dhe se studentë më të dobët se ajo po vlerësoheshin njëlloj.

“Ka studentë që duken se kanë ardhur për të kaluar kohën. Ka të tjerë që mundohen të bëjnë thjesht detyrat dhe i bëjnë. Ka dhe një pakicë që mundohet të japë maksimumin dhe të krijojë dicka productive. Me fjalë të tjera unë mundohem të përqëndrohem tek origjinaliteti dhe t’i kthej në praktikë dijet e marra për të avancuar profesionalisht” thotë Elina.

 Elina është vetëm një rast por si ky ka me shumicë. Studentët që duan të marrin dije jo vetëm diplomë nga shkolla, shprehen të shqetësuar. Ata shohin se dijet nuk vlerësohen sic duhet .

“Mjafton thjesht të bësh dicka, pra të punosh por nuk merr asnjëhere vërejtje. Nuk të thonë se cfarë duhet të korrigjosh. Nuk të thonë pikat e forta dhe të dobëta në mënyrë që të fokusohesh aty ku mund të japësh më shumë. Eshtë thjesht biznes. Erdha në shkollë private për tu shkëputur nga burokracitë e arsimit publik por jam shumë i zhgënjyer. Do pres sa të marr diplomën pastaj nuk e di”

Kështu shprehet Andi, 26 vjec, student në universitet privat për Shkenca sociale. (psikologji)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi t’i pezullojë licencën për një vit universitetit “Kristal”. Studentët që ndërkohe vazhdojnë studimet do të mund t’i përfundojnë ato.

Gjatë kësaj periudhe universiteti do t’i nënshtrohet kontrollit cdo tre muaj. Në fund të një vjecarit Ministria e Arsimit dhe Shkences do te vendosë ta akreditojë apo jo.

Për të kuptuar nivelin e studentëve në arsimin e lartë publik, mjafton t’i hedhësh një vështrim të shpejtë listës së notave të afishuar. Për të kuptuar seriozitetin e departamenteve mjafton të trokasësh në dyert e tyre…!

Disa studentë të këtij universiteti i kanë dërguar një peticion MASH_it ku thonë se në këtë shkollë ka dhe studentë që përpiqen dhe duan të shpërblehen për sakrificat e tyre.

Në  2006-tën  sistemi i pranimit në universitete ndryshoi duke coroditur të rinjtë dhe duke ngjallur protesta tek prindërit. Në 2008-en, u aplikua Karta e Bolonjës. Edhe ky sistem nuk u kuptua mire, por u aprovua.

Me gjithë problemet e shumta, studentët ndjehen të lodhur dhe pa fuqi fjalë. Asnjë sindikatë studetësh nuk funksionon. Në arsimin publik, dekani, sekretaret apo shefat e departamenteve janë personat më pak të arritshëm nga studentët.

Gjithsesi, mirë apo keq, në fund të fundit e rëndësishme është që TE GJITHE JANE NE SHKOLLE!!!

%d bloggers like this: