Urban Jungle 3

Rubrikë nga Edlira Kalaja

Sqarim nga autorja: Historitë janë ngjarje reale, të cilat u kanë ndodhur personave të ndryshëm. Për lehtësi tregimi, janë të përmbledhura të gjitha në një fundjavë.

Teksa leviz i qetë me makinë, shpejtësi normale,  rripin e sigurimit të vënë, del përpara ai, polici. Fytyra e tij autoritare kërkon që ti të tregohesh i shpejtë, ti tregosh atij dokumenta,  siguracion,  patentë. Përballja me policinë rrugore mund të sjellë të papritura  nga më të ndryshmet.

Vendosëm unë me tim vëlla të bënim një udhëtim. Hipëm në makinë, rripat e sigurimit të vëna dhe u nisëm. Një trafik i tmerrshëm! Ç’të kishte ndodhur vallë?! Lexo më tej..

Advertisements

Fenomenet qiellore

Nga Iva Bërxolli

Planetet e sistemit tone te rreshtuar ne nje linje te vetme…

   Qielli midis muajit Maj dhe Qershor do të paraqesë  fenomene të ndryshme: 20 maj Toka, Dielli dhe Pleiadat do të pozicionohen në një vijë të drejtë, me 5, 6 qershor  pritet tranziti Venusit para Diellit dhe kujtojmë  Hënën gjigande që u shfaq më 8 maj. Lexo më tej..

Aksidentet rrugore shtohen dita ditës.

Nga Sigida Shehu

Oreksi ynë për makinat është rritur në një pikë ku deri tani ka  rreth një makinë për çdo 11 njerëz. Disa kanë leje drejtimi, por ka dhe nga ata persona që  dhe pa pasur një patentë nuk ngurrojnë të  marrin përgjegjësinë e timonit, duke mos marë parasysh rreziqet që ju kanosen. Lexo më tej..

………………………….

Vazhdon kalvari i grave që kërcënuan të vetëvriteshin!

Nga Katerina Tanellari

Vuajtjet vazhdojnë për gjashtë gratë që u përfshinë në një protestë ndaj një firme ndertimi që kishte shkelur marrëveshjen përe ndarjen  e apartamenteve, në zonën  e Unazës  së Re në kryeqytet.

Pronari i firmës së ndërtimit  Namik Pelivani  ende një muaj pas protestave të vazhdueshme të banorëve  vijon  të mos e njohë  marrëveshjen e nënshkruar me familjet.

Për gjashtë gratë që kërcënuan para një muaji se do të hidheshin nga tarraca e pallatit të sapondërtuar, firma e ndërtimit  ka ndaluar pa asnjë paralajmerim  së paguari  qeratë.

Të 15 familjet, pasi kanë shitur  banesat  dhe bizneset e tyre  për ti lënë   të lirë  truallin  ndërtimit të pallatit,  jetojnë  në shtëpi qera  të  cilat paguheshin nga firma e ndërtimit.

Sipas banorëve streha e përkohëshme dhe likuidimi financiar i tyre  u siguruan nga firma deri para pak  javësh , kur  familjet  të nxitura nga konflikti me Pelivanin protestuan në një mënyrë të pazakontë , e cila tërhoqi vëmëndjen e opinionit publik.

“Jam e pastrehë , në një gjëndje të vështirë ekonomike. Kam humbur biznesin dhe shtëpinë për të cilat kam sakrifikuar aq shumë”,  thotë  Dashurie Rasha, një nga gratë e protestës  që përvec  shtëpisë  shiti edhe  biznesin e saj. Lexo më tej..

Iran vs Google

Nga Kujtim Xhaja

Iran vs Google

 

 

 

Irani kërcënoi gjigandin e internetit me një padi, pasi motorrët e tij të kërkimit kanë larguar emrin e Gjirit Persik nga harta e Google.

“Mosetiketimi i emrit të Gjirit Persik është njësoj si të luash me ndjenjat dhe realitetin e kombit iranian. -tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, të enjten për televizionin shtetëror TV Press. Ai theksoi se nëse Google nuk rikthen emrin e Gjirit Persik, ai do të përballet me “dëme serioze”. Lexo më tej..

Fotoja më e mirë: Toka e madhe, 121 megapixel!

Nga Genci Pishtari

Mahtas fotoja amerikane e vitit 1972, djathtas ajo ruse e 2012!

Fotografia e Tokës e kapur nga një satelit Rus , i ka mahnitur të gjithë banorët e planetit tonë dhe ka nxjerrë jashtë loje të gjitha fotot që kanë qarkulluar deri në këtë moment. Sateliti i quajtur “Electro-L No.1” ka dërguar një pamje të Tokës nga 36 milje larg sipër planit ekuatorial. Pamja është me të vërtetë e veçantë sepse për herë të parë në një foto të Tokës janë të kombinuara katër gjatësi vale të dritës. Cilësia e këtyre imazheve ka të bëjë me përdorimin e 121 megapixel që është përdorur për shkrepjen e fotos. Sipas shkencëtarit të Nasa-së, Robert Simmon, përdorimi i 121 megapixel-ve në një foto të vetme,  ka bërë të  mundur marrjen e pamjeve të mahnitshme.

Një tjetër veçanti është se ngjyrat e planetit janë tepër origjiniale, ku spikat portokallia për të treguar bimësinë. E vetmja foto e Tokes përpara “Electro-L” ka qenë ajo e “Blue Marble” e cila eshte shkerpur ne vitin 1972  nga “Apollo 17”. Në ato vite ishte e vështirë të jepje një pamje të Tokës vetëm me një shkrepje kështu që shkencëtarëve të Nasas i duhej të bashkonin të gjitha fotot në një të vetme.

 

%d bloggers like this: